Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skema/Krim pasioni në Kavajë, si ndodhi ngjarja.Çfarë deklaroi 30-vjeçarja

2019/10/10 at 11:33 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skema/Krim pasioni në Kavajë, si ndodhi ngjarja.Çfarë deklaroi 30-vjeçarja

Një dashuri e refuzuar dyshohet se është shkaku i një krimi që përfundoi me një të vdekur e një të plagosur në Kavajë.  Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:40 duke u gdhirë e enjtja, në banesën e një 30-vjeçareje. Viktima është Dritan Haxholli 41 vjeç, një ish i dënuar për lëndë narkotike dhe për krime kundër personit.


Bledar Toçi
Bledar Toçi

 

Sipas burimeve mësohet se viktima dhe gruaja kishin pasur një lidhje dashurie por edhe pse se gjithçka kishte marrë fund, Dritan Haxholli vijonte te këmbëngulte.  Por ndërkohë në dijeni të ngacmimit ishte edhe Bledar Toçi, i cili po ashtu kishte një lidhje me vajzën.

Dritan Haxholli
Dritan Haxholli

 

Haxholli kishte marrë në telefon ish-të dashurën e tij duke e lajmëruar se do të shkonte në banesë për tu sqaruar. Ai ka shkuar i armatosur ndërsa ka parë që në shtëpinë e ish të dashurës ndodhej edhe Bledar Toçi, që kishte shkuar ta ndihmonte.

Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toçi dhe ka tentuar ta ndalë, por i 41-vjeçari e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Dëshmia e 30-vjeçares
Marsida Qatja ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se ajo kishte patur një lidhje me më parë me Dritan Hoxhollin, por më pas ishin ndarë. Por, sipas saj, pas ndarjes ai i kërkonte vazhdimisht marrëdhënie seksuale duke e shqetësuar vazhdimisht. Ajo deklaron se ka diskutuar me Bledar Tocin, me detyrë shef i sigurisë në burgun e Durrësit duke i shprehur shqetësimin e saj.

Nga ana tjetër 31-vjeçari Toci i ka thënë se do e zgjidhë ai këtë çështje dhe do të fliste me 41-vjeçarin.
Në mbrëmje Toci dhe dy miq të tjerë të gruas kanë shkuar në banesën e tij dhe më pas ka ardhur me kallashnikov Haxholli, i cili ka shkatërruar me tytën e armës grilën e dritares së apartamentit që ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen nr.2 të Kavajës.

Pas ngjarjes
Shef i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e Bledar Toçit, policia gjeti lëndë narkotike dhe arrestoi vëllain e tij Berndard Toçi. 30-vjeçarja jetonte e vetme me 3 fëmijët e saj ndërsa bashkëshortin e kishte të dënuar në një vend të Bashkimit Europian./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Para
Gjiknuri: Rekomandimet në dhjetor. Hajdari: S’votojmë reformë në dy faza

Gjiknuri: Rekomandimet në dhjetor. Hajdari: S'votojmë reformë në dy faza

Rama kritikon BE-në nga Serbia: S’jemi fidanishte për të bërë eksperimente

Rama kritikon BE-në nga Serbia: S'jemi fidanishte për të bërë eksperimente

Fëmija i Harryt dhe Meghanit nuk do të llastohet, ja plani i prindërve

Video/ Princ Harry hap dyert, si duket shtëpia e një mbretërori
















TE FUNDIT

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
2 Nëntor, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, thotë se Hamasi ka vazhduar të sekuestrojë ndihmën humanitare të destinuar për civilët...

Lexo më shumë

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
2 Nëntor, 2025

Mijëra qytetarë, politikanë nga Shqipëria dhe rajoni, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë, njerëz të artit i dhanë lamtumirën e fundit...

Lexo më shumë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
2 Nëntor, 2025

Policia e Shkodrës ka goditur tre ambiente ku kultivohej kanabis me llamba në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com