Votimi në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nisi zyrtarisht në orën 07:00 por megjithatë në disa vendvotime ka patur vonesa.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi të gjitha vendvotimet janë hapur para orës 07:00 por në disa ka patur vonesa.
“Vetëm në disa vendvotime ka pasur vonesa për arsye teknike”, u shpreh Elezi.
Por, tani çdo gjë është kthyer në normalitet”, shtoi ai.
Sa i përket konkretisht se në cilat vendvotime pati vonesa ai tha se nuk ka një listë por theksoi se vonesat kanë qenë të parëndësishme sepse kanë qenë për çështje teknike. /Opinion.al