Ish-ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi është përdjekur prej dy vitesh me mesazhe telefonike nga skenaristja dhe autorja e programeve të ndryshme në RAI, 41-vjeçarja Valentina Pizzale.
Ata kanë patur një lidhje të shkurtër në vitin 2017, përfundimit e së cilës ajo nuk e ka pranuar, duke e përdjekur ish-ambasadorin me mesazhe për t’u kthyer sërish së bashku e me kërcënime.
“Do të tregoj gjithçka, do të shkatërroj,”-ishin disa nga mesazhet e përditshme të skenaristes ndaj ish-ambasadorit.
Kjo histori ka vijuar për dy vite me radhë, por duket se gjithçka vijoi edhe më keq kur Sequi u emërua si shef i kabinetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Luigi Di Maio në Romë.
Ndonëse kishte bërë padi më parë, asgjë nuk e ka ndaluar gruan nga aktet e saj kundrejt 63-vjeçarit.
Pas padisë së parë të ngritur nga 63-vjeçari Prokuroria kishte nisur hetimet, të cilat e çuan Pizzale para gjykatësit të seancës paraprake, por as kjo nuk e ndaloi gruan të vijonte me kërcënimet e saj.
Në muajin shtator kur Sequi u kthye nga Pekini dhe iu caktua detyra e re në Romë gjithçka u përkeqësua, ajo vijonte me mesazhet kërcënuese në çdo moment dhe kryesisht në orët e vona të natës.
Pas padive të Sequit, gruas ju dha masa arrest shtëpie nga prokuroria dhe nuk mund as të dalë dhe as të komunikojë me njëri, madje as përmes rrjeteve sociale./Opinion.al/