Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta flet për paralajmërimin e tërmetit

2019/10/03 at 10:11 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Ka shanse apo rrezik të bjerë prapë tërmet? Sepse u duk gati-gati si prej orakulli deklarata juaj?


Ilir Meta: Kjo është një çështje tjetër, sepse ndoshta i lodhëm qytetarët duke shpjeguar këto, jo dekreti, jo Rama, jo Luli, jo Monika, ky është një rast tjetër.

Për fatin e keq të shqiptarëve, jeta e tyre kështu është bërë.

Ilir Meta: Nuk është se është bërë jeta e tyre, por shqiptarët kanë qenë pak të papërgjegjshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre, dhe i kanë humbur hap pas hapi, e tani e gjejnë vetën në një sistem ku shqiptarët nuk kontrollojnë asgjë.
Rasti për çështjen e tërmeteve është një nga rastet më skandaloze të mungesës së përgjegjësisë të qeverisë në raport me qytetarët, jo me Presidentin, dhe të përgjegjshmërisë maksimale të Presidentit për një shqetësim serioz për të cilin ai kishte shumë arsye legjitime për të kërkuar nga qeveria që të ndiqte situatën dhe të përgatitej për një rast të tillë.
E kam firmosur vetë këtë dokument për Kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes, pavarësisht se stafi më tha jo dhe ta firmosi Sekretari i Përgjithshëm. Unë kundërshtova dhe u kam thënë se kjo është një çështje serioze dhe duke e çuar unë si President kjo është një mënyrë për t’i nxitur edhe ata që ta marrin pak më seriozisht këtë çështje në nivelet më të larta. Dhe pas një ore pasi është nisur letra nga këtu, dhe ajo ka qenë thjeshtë për qëllime thjesht informuese, doli në media dhe u tha madje që është çmendur Presidenti.

Ishte dhe logjike që të mendohej nga një pjesë, sepse kur vjen një letër nga Presidenti që do ketë tërmet.

Ilir Meta: Presidenti edhe mund të çmendet, edhe për çështjen e dekreteve themi që Presidenti u çmend. Që do të thotë që çdo gjë ishte në rregull, dekreti i parë ishte në rregull, opozita ishte regjistruar në zgjedhje, çdo gjë po ecte mirë. Dhe vjen një moment që Presidenti thotë, meqë mua ma jep Kushtetuta këtë kompetencë dhe nuk ka kufizim Kushtetuta, që kjo zgjidhet me ligj të veçantë, unë tani mendoj këto zgjedhje meqë është pak si nxehtë t’i shtymë për nga tetori. Mund ta bëjë dhe këtë Presidenti, por atëherë Parlamenti mblidhet dhe ngre o komision mjekësor për Presidentin, dhe thotë ky është i çmendur dhe hajt ta çojmë në çmendinë, se nuk është për këtë punë.
Ose ky po shkel Kushtetutën, dhe e tillë do të ishte, një shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse të drejtat e qytetarëve po garantoheshin dhe gjithë forcat politike po merrnin pjesë në zgjedhje, kandidatë alternativë kishte, kështu që çfarë ka ky që po bën këtë gjë! Edhe kjo çështja e tërmetit tregon mungesën e madhe të përgjegjshmërisë në raport me qytetarët, sepse unë kisha një arsye. Se çova këshilltarët e mi, mund të çoni edhe ju kamerat, por jam i sigurt që nuk do t’ju lejojnë t’i jepni kronikat pastaj, janë ende disa shtëpi në fshatrat e Korçës, të Devollit, të Kolonjës nga tërmeti që ra në qershor ku nuk është rregulluar pothuajse asgjë, ka dhe disa që janë rregulluar.
Madje, para disa ditësh më kërkuan, më thanë hajde merru ti me ne se po nuk erdhe ti këtu ata nuk merren me ne. Nuk vajta se nuk doja të hapja një problem tjetër, por Presidenti ka të drejtë të shqetësohet dhe mund të mos ndodhi një gjë e tillë. Por çfarë e gjeti qeverinë se mori disa masa, se bëri disa verifikime, me institucionet përkatëse sizmiologjike në Itali apo në Greqi, apo diku tjetër. Por jo, shyqyr që na erdhi një mundësi që ne tani të diskretitojmë Presidentin, dhe ndërkohë që hapen këto gjëra, vazhdojnë PPP-të, kalojnë andej. Vazhdojnë këto problemet e tjera, nisen banane, kapet kokainë, dorëzohet oriz./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars
Aktualitet

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

26 Qershor, 2025 9:24 am
Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
Aktualitet

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

26 Qershor, 2025 9:21 am
Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona
Aktualitet

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

26 Qershor, 2025 9:17 am
Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
Bota

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

26 Qershor, 2025 9:10 am
Gjermania në borxhe rekorde
Bota

Gjermania në borxhe rekorde

26 Qershor, 2025 9:07 am
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
Bota

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

26 Qershor, 2025 9:03 am
Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte
Bota

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte

26 Qershor, 2025 8:58 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

26 Qershor, 2025 8:55 am
Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin
Bota

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

26 Qershor, 2025 8:50 am
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës

26 Qershor, 2025 8:40 am
Para
Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Shpërthimi i Ilir Metës, intervista e plotë e Presidentit në Opinion

“President luftarak”, si i komentojnë analistët deklaratat e Metës  

“President luftarak”, si i komentojnë analistët deklaratat e Metës  

“Ndjesë për Pjetrin”, Rama i përgjigjet kërkesës së Bushatit

"Ndjesë për Pjetrin", Rama i përgjigjet kërkesës së Bushatit
















TE FUNDIT

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars
26 Qershor, 2025

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti...

Lexo më shumë

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
26 Qershor, 2025

Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të...

Lexo më shumë

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona
26 Qershor, 2025

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjetja edhe asgjësimi i bimëve narkotike erdhi si rezultat i...

Lexo më shumë

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
26 Qershor, 2025

Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com