Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë premtuar se nëse kjo parti i fiton zgjedhjet, tarifa 100 për qind e vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me shtetin serb.
Arberie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje këtë të mërkurë në emisionin Opinion u shpreh e bindur se Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
“Nëse ne po flasim nga sondazhet, është e vërtetë janë dy parti në garë për vendin e parë LVV dhe LDK. Albin Kurti është lideri më i votuar deri më tani. LVV ndonëse ka vetëm 8 vite aktivitet politik, jemi subjekt më i votuar”, tha Arberie Nagavci. Ajo ritheksoi se nëse Kurti zgjidhet kryeministër, sërish do të gjendet një rrugë për bashkim me Shqipërinë.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet, kjo është një favorizim. Por ama të gjithë zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes të provuar në pushtetin lokal nuk kanë qenë imun ndaj korrupsionit”, tha gazetari Çim Peka.
“Unë mendoj se është i zgjuar, i artikuluar. Një njeri që do të ketë një të ardhme. Duhet korrigjuar, pra të kalojë nga e majta, sepse duhet të vejë pak më në qendër. Ëshyë shumë majtas, nuk duhet të luajë populistin. Duhet të korrigjojë, sepse interesat e Kosovës sot janë më të rëndësishme”, tha ish diplomatin Agim Nesho. / Opinion.al