Lulzim Alushaj ka ankimuar ditën e stome ka ankimuar në Apelin Administrativë vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili e përjashtoi atë nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.
KLP e argumentoi vendimin e saj për Alushajn duke thënë se ai nuk i plotësonte të gjitha kriteret e parashikuar për të marrë postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Konkretisht KLP shprehet se, Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes së 15 viteve përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar ne nenin 148/ a pika 3 të Kushtetutës dhe ligji 97/2016 “Për organizimin e funksionimin e Prokurorisë”.
Aktualisht për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë në garë tre kandidatë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela./ Opinion.al E.Xh.