Deputetja Rudina Hajdari foli sot në Kuvend për reformën zgjedhore si dhe për ndryshimin e sistemit elektoral.
“Opozita në Parlament është shumë e vendosur që të shtyjë përpara ndryshimin e sistemit. Javën e kaluar. Ne udhëhoqëm një tryezë, e cila ishte me iniciativën e opozitës në parlament, për të patur një tryezë gjithëpërfshirëse me mazhorancën dhe partitë jashtë parlamentit me shoqërinë civile, sa i përket ndryshimit të sistemit. Mendojmë se kjo betejë më e drejtë e dekadave të fundit. Ky është momenti i duhur që ne mund t’ia arrimë për të ndryshuar sistemin”, tha Rudina Hajdari.
Por fjalimi i saj nuk kaloi pa bërë një lapsus. Deputeten e kapë emocionet teksa po fliste për ndotjen në zonën e Laprakës. Kësaj të fundit ajo madje ju referua si kryeqyteti i Tiranës.
“Çështja e klimës, e vërteta është që ne përbëjmë ndotjen më të madhe. Janë dy fabrika në Laprakë, ajo e aluminit dhe e tullave, që helmojnë çdo ditë qytetarët. Këto fabrika operojnë pa leje mjedisore, në mes të kryeqytetit të Tiranës” tha Hajdari. /Opinion.al