Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuza Veliajt: Mashtroi për shpenzimet e udhëtimit në Barcelonë

2019/09/30 at 2:53 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD akuza Veliajt: Mashtroi për shpenzimet e udhëtimit në Barcelonë

Partia Demokratike ka hedhur akuza në adresë të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me shpenzimet e udhëtimit në Barcelonë.

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shprehur se udhëtimi në Barcelonë nuk është paguar nga firma “Fusha”, por nga buxheti i bashkisë.

Çupi deklaron se shpenzimet e këtij udhëtimi kanë qenë 9 milionë lekë dhe se këto para janë marrë nga taksapaguesit dhe jo nga një kompani private siç është shprehur më herët Veliaj.

Deklarata e Dhurata Çupit

Nën drejtimin e Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është shndërruar në shërbëtore të oligarkëve, kundër interesit publik. Bashkë me ta, ajo grabit çdo pasuri të qytetit, zhduk lulishtet e gjelbëruara për të ngritur përbindëshat e betonit. Bashkë me ta dhe për ta, shpërdoron miliona euro nga taksat që Erion Veliaj ka rritur për familjet dhe bizneset e Tiranës.

Përfitimi nga grabitja e përbashkët e kryeqytetit është konkretizuar shumë qartë për qytetarët e e Tiranës në rastin e kompanisë Fusha, pronari i të cilës i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë me kartën e vet të kreditit 907 euro natën në një hotel në Barcelonë.

Afera e paligjshme dhe korruptive është duke u hetuar pas denoncimit të Partisë Demokratike, por hetimet nuk janë të plota.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të merret gjithashtu nën hetim. Partia Demokratike ka zbuluar fakte zyrtare që provojnë se Bashkia e Tiranës ka mashtruar opinionin publik për paratë që u përdorën në udhëtimin e Brcelonës.

Pas zbulimit të skandalit për pagesën 1816 euro me kartën e kreditit të pronarit të kompanisë Fusha, Bashkia e Tiranës deklaroi për Zërin e Amerikës se “nuk ka shpenzuar fonde të Bashkisë për udhëtimin në Barcelonë. “

E vërteta është krejt tjetër.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik provon se Bashkia e Tiranës ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë, ku ka marrë pjesë jo vetëm nënkryetari në hetim i Bashkisë së Tiranës, por edhe Kryetari Erion Veliaj.

Në reagimin për Zërin e Amerikës, për të justifikuar pagesën prej 1816 euro të hotelit të Maznikut prej kompanisë Fusha, Bashkia deklaroi se të gjitha shpenzimet e udhëtimit i pagoi kjo kompani që ndërtoi shëshin Skëndërbej.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik është një provë e mashtrimit flagrant që Erion Veliaj u ka bërë qytetarëve të Tiranës, duke i gënjyer ata dhe median për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë.

Duke mashtruar për të mbuluar shkeljen e ligjit nga Mazniku dhe Fusha, i cili ka marrë 110 milionë euro me tendera publikë, Erion Veliaj është zbuluar si një shërbëtor i oligarkëve, që punon për interesin e tyre dhe jo të qytetarëve./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…
Aktualitet

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…

12 Maj, 2025 3:36 pm
“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!
Aktualitet

“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!

12 Maj, 2025 3:21 pm
Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut
Aktualitet

Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut

12 Maj, 2025 3:07 pm
Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua

12 Maj, 2025 2:59 pm
Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, ja kush parti kryeson
Aktualitet

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, ja kush parti kryeson

12 Maj, 2025 2:58 pm
Në pranga babai i kandidates së PSD në Fier, SPAK: Po hetohet për krim zgjedhor
Aktualitet

Në pranga babai i kandidates së PSD në Fier, SPAK: Po hetohet për krim zgjedhor

12 Maj, 2025 2:51 pm
“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje
Kryesore

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

12 Maj, 2025 2:43 pm
Do pranojnë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtaret? Berisha: Vetëm…
Aktualitet

Do pranojnë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtaret? Berisha: Vetëm…

12 Maj, 2025 2:33 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit

12 Maj, 2025 2:22 pm
PS: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt
Aktualitet

PS: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt

12 Maj, 2025 2:12 pm
Para
Si funksionojnë qelizat e trurit

Si funksionojnë qelizat e trurit

Anti-informaliteti, Basha: Paratë do i përfitojnë Rama e mafia kroate

Legalizimet, Basha publikon videon: Rama shkatërroi qindra banesa dhe...

‘Bihter’ nis një lidhje të re?

'Bihter' nis një lidhje të re?

TE FUNDIT

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…
12 Maj, 2025

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi gjetjet e raportit paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përfaqësuesja e misionit, Farah Karimi...

Lexo më shumë

“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!

“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!
12 Maj, 2025

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhanë një raport për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të organizuara më 11 Maj. Sipas këtij raporti, thuhet...

Lexo më shumë

Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut

Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut
12 Maj, 2025

Edhe në bashkinë e Cërrikut ka dalë fituese Partia Socialiste. Pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave, mësohet se...

Lexo më shumë

Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua

Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua
12 Maj, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Himarë-Borsh”. Sipas uniformave blu  ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com