Prokuroria ka nisur hetimet ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku pas denoncimeve të Partisë Demokratike në lidhje me pagesën e qëndrimit në një hotel në Barcelonë.
Bëhet me dije se Mazniku do merret në pyetje në lidhje me pagesën e këtij hoteli, i cili sipas PD kap shifrën e 900 eurove.
Po ashtu, ditën e sotme në Prokurori pritet të shkojë dhe ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi i cili do të merret në pyetje mbi skandalin e ‘Silicon Mix’.
Ky skandal është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin./ Opinion.al E.Xh.