Duket se Dua Lipa dhe Rihanna sapo përcaktuan që ‘trendi’ i flokëve këtë vjeshtë do të jetë me baluke. Para pak ditësh këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa tregoi në rrjete sociale modelin e saj të ri të flokëve me baluke.
Pas Duas nuk ka vonuar të realizojë këtë model as këngëtarja nga ishujt Barbados, RIhanna.
Ajo u shfaq me baluke në festën e firmës së saj “Fenty” në Paris mbrëmjen e kaluar dhe ka shkëlqyer me look-un e ri. Mbetet për t’u parë se cila artiste me famë do të vijojë të ndjekë trendin e tyre./Opinion.al/