Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksionit për kapjen e gomones në kufirin greko-turk, pasi dyshohej se ishte përfshirë në trafik narkotikësh.
Gjatë ndjekjes së trafikantëve, pati dhe shkëmbime zjarri me policinë, por autoritet greke arritën që të rrethonin skafin si dhe të arrestonin dy shqiptarë dhe një italian.
Siç shihet dhe në video, trafikantët ishin të maskuar si dhe kishin vendos skafandër, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre në distancë.
Gjatë këtij aksioni u përfshi dhe një helikopter i policisë helene, i cili mbajti nën vëzhgim skafin që lëvizte me shpejtësi në det. Ndërkohë, vijon aksioni për kapjen e një tjetër gomone me drogë, që arriti t’i shpëtonte policisë në aksionin e ditës së djeshme.
Sipas të dhënave që raportojnë mediat greke, dhe në bordin e gomones së zhdukur ishin tre trafikantë, ndërsa shprehen se dyshohet për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë.
Ndërkohë, tre të arrestuarit nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë si dhe nuk kanë thënë asnjë fjalën në lidhje me aktivitetin e tyre.
Kujtojmë që ditën e djeshme, mediat helene raportuan se gomonet me drogë ishin nisur nga Shqipëria, por vetëm pak minuta pas publikimit të këtij lajmi reagoi Policia e Shtetit e cila e cilësoi këtë lajm si të pavërtetë, por pohoi arrestimin e dy shqiptarëve dhe të një italiani që ndodheshin në bordin e gomones./ Opinion.al E.Xh