Sipas astrologëve tre janë shenjat e horoskopit të cilat duket se stresohen më shumë se të tjerat.
1.Gaforrja
Të lindurit e shenjës së Gaforres janë gjithë kohë duke menduar për ndryshimet që pritet të sjellë e ardhmja. Këta persona janë gjithnjë të frikësuar se diçka e keqe mund të ndodhë dhe për këtë arsye pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit, stresit dhe vetmisë.
2.Akrepi
Ndonëse personat që i përkasin shenjës së Akrepit në pamje të parë kanë gjithnjë imazhin e të qënit të fortë janë në të vërtetë më skeptikët. Duke qenë shumë kërkues me veten nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por dëshira për të qenë të përsosur godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.
3.Bricjapi
Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut. Por ndonëse ka gjithnjë një plan të dytë për të përballuar çdo ndryshim të së tashmes dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë. /Opinion.al/