Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla: Pse ndryshon votimi i sotëm i Budestagut nga ai i vitit të kaluar

2019/09/24 at 9:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushte të reja për Shqipërinë? Balla: Janë diçka normale

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ndodhur në Gjermani ka folur në lidhje me vendimin e grupeve parlamentare gjermane për çeljen e negociatave për integrimin për Shqipërinë.

Votimi i ditës së sotme në parlamentin gjerman do të autorizojë qeverinë gjermane të mbështesë procesin e negociatave të vendit tonë.

Ndërkohë, gjatë një interviste televizive, Balla është shprehur se vendimi i sotëm ndryshon nga viti i kaluar pasi në vitin 2018; “qeveria nuk u autorizua nga Bundestagu për të thënë po. Vitin e kaluar Bundestagu kërkoi të shtyhej kjo vendimmarrje edhe pse u nënvizuan hapat pozitivë por u kërkua edhe pak më shumë kohë. Ndërkohë që tani është vendimtare”.

“Ligji në Gjermani qeveritë i detyron që para se të shkojnë në KiE të konsultohen me parlamentin për qëndrimin. Qeveria gjermane ka pasur qëndrimin që të mbështesë fillimin e bisedimeve por ky vendim duhej kaluar nga Bundestagu. Sot grupet më të mëdha politike CDU/CSU dhe SPD në shumicë kanë votuar që Bundestagu të japë dakordësinë qeverisë federale që në KiE më 17 tetor të shprehet pro fillimit të bisedimeve. Pra është tejkaluar kjo fazë. Gjermania është i vetmi vend që përfshin në vendimmarrje dhe parlamentin. Ky është një lajm historik edhe në një aspekt tjetër. Padyshim që ka pasur pro dhe kundër në grupet parlamentare. Në CDU/CSU, 80% është shprehur pro këtij vendimi. Janë çështje të vëmendjes së veçantë që procesi i ka brenda vetes. Fakti që konferenca e parë lidhet plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese ne e dimë që brenda këtij viti do jenë në numra të duhur për të qenë funksionale. Ne i kemi dhënë një afat që deri më 28 nëntor të jetë gati. Sot Bundestagu ka autorizuar qeverinë federale që të mbështesë në samitin e 17-18 vendimin për anëtarësim. Ky është një vendim historik po të marrim parasysh që Gjermania është vendi më i madh në BE. Vitin e kaluar qeveria nuk u autorizua nga Bundestagu për të thënë po. Vitin e kaluar Bundestagu kërkoi të shtyhej kjo vendimmarrje edhe pse u nënvizuan hapat pozitivë por u kërkua edhe pak më shumë kohë. Ndërkohë që tani është vendimtare. Që nga ky moment, që nga e enjtja kur vendimi merr formë finale dhe prej atij momenti qeveria federale lidhur me Shqipërinë nuk ka detyrim të konsultohet me Bundestagun. Kjo procedurë do përsëritet kur pas disa viteve qeveria federale të marrë dakordësinë për anëtarësimin e Shqipërisë. Ajo që është historike sot që parlamenti i një vendi shumë të madh ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë”, tha Balla./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Para
Si të arredoni një apartament të vogël,këshillat që japin ekspertët

Si të arredoni një apartament të vogël,këshillat që japin ekspertët

Vajzave u kërkohet seks online në “Call Center”

Vajzave u kërkohet seks online në “Call Center”

Bregu: Vakumi në drejtësi ka krijuar stepje në disa vende të rajonit

Bregu: Vakumi në drejtësi ka krijuar stepje në disa vende të rajonit

TE FUNDIT

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com