Granada surprizoi Barcelonën në ndeshjen e La Liga duke e mposhtur 2-0. Andaluzianët zhvilluan një 90 minutësh thuajse perfekt duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.
Në të parën, shënoi Azeez, ndërsa në të dytën Vadillo me penallti. Nga ana tjetër trajneri Valverde kishte thuajse të gjithë formacionin në dispozicion, ndërsa në pjesën e dytë hodhi në fushë edhe yllin e skuadrës Lionel Messi, talentin Ansu Fati dhe kilienin Arturo Vidal, por nuk ia doli të shmangë humbjen.
Ajo që bie në sy që prej nisjes së këtij kampionati është se në katër ndeshje që ka luajtur jashtë shtëpisë, Barcelona nuk ka arritur që të fitojë ende, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.
Pas 5 javësh Barcelona ka arritur të marrë vetëm 7 pikë, ndërsa Granada është ngjitur përkohësisht në krye me 10 pikë, po aq sa kanë edhe Sevilla e Atletico Madrid./Opinion.al