Ditën e sotme Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 ballë me epiqendër në Detin Adriatik, 1 km larg qytetit të Durrësit.
Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda dhe lëkundjet kanë qenë tepër të forta, duke ngjallur panik te qytetarët dhe duke shkaktuar dëme materiale.
Mësohet se në fshatin Helmes janë shembur disa banesa dhe dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë. Mësohet se të plagosurit po sillen drejt spitalit në Tiranë.
Po ashtu, bëhet me dije se në në zonën e “Don Boskos” është dëmtuar një pallat, ndërsa banorët po evakuohen. Dëme ka pasur dhe në zonën e “Komunës së Parisit”, ndërsa dëmtime të konsiderueshme raportohen dhe te Gjeologjiku.
Në Durrës janë dëmtuar gjithashtu disa pallate, ndërsa banorët kanë dalë jashtë banesave.
Tërmeti i cili ra sot është më i fuqishmi në 20 apo 30 vite. Ndërkohë, bëhet me dije se tërmeti i rënë në Shqipëri, është ndier edhe në shtetin grek./ Opinion.al E.Xh.