Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar largimin e 80% të drejtorëve në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër, në varësi të vlerësimit të performancës.
Ai ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje janë aktualisht.
Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm.
Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.
Në mbledhjen e nisur në orën 10:00, në një hotel në Velipojë, u vu re mungesa e Ditmir Bushatit, por ishin prezentë deputeti i PSD, Tom Doshi, si dhe kryebashkiaku i akuzuar se preket nga Ligji i Dekriminalizimit, Mark Babani./ Opinion.al