Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me tenderin, drejtoresha e ARRSH-së jep dorëheqjen

2019/09/19 at 3:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me tenderin, drejtoresha e ARRSH-së jep dorëheqjen

Pas skandalit për tenderin, për ndërtimin e një tuneli në aksin Kardhiq-Delvinë me vlerë 19 milionë euro, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen.


Në një postim në rrjetet sociale, zonja Qato shkruan se gjatë punës sa saj është munduar të jetë transparente, por akuzat e fundit nga “Gjoka Konstruksion”, e kanë detyruar të marrë këtë vendim.

“Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon). Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht. Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar”, shkruan Sonila Qato.

Kompania më e madhe koncesionare për ndërtimin e rrugëve, Gjoka Konstruksion u gjend nën akuzë se ka dhënë dokumente të rreme për të fituar një tender me fond limit 19.3 milionë euro, ndërsa iu përgjigj kësaj akuze me një kundërakuzë tjetër të rëndë, atë të manipulimit të tenderit nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve, Sonila Qato për llogari të një kompanie konkurrente, me dëm afro 4 milionë euro në kurriz të taksapaguesve.

Paralelisht me këto akuza të ndërsjella, një kompani mbikëqyrëse e koncesionit të rrugës së Arbrit – GR Albania, duket se gjendet në një situatë konflikti interesi, pasi është bashkë me ‘Gjoka Konstruksion’ bashkëofertuese për tenderin e dytë.

Mbi këtë mjedis akuzash dhe kundërakuzash të rënda, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi papritur se tenderi për segmentin e fundit të rrugës Kardhiq-Delvinë për momentin do të shtyhet për shkak se qeveria “ka prioritete të tjera”.

Ndryshimi i beftë i prioriteteve duhet të kishte tërhequr vëmendjen e organeve ligjzbatuese , nëse nuk do të ishte një fenomen kaq i përsëritur në një institucion ku drejtorët shpesh arrestohen apo vihen nën akuzë për manipulim tenderësh, por që zakonisht dalin të pafajshëm në gjykatë.

Vetëm 9 muaj më parë një kompani fantazmë arriti të fitojë 18 milionë euro tender të mbajtur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Dhe megjithëse tashmë është pranuar gjerësisht që tenderi u fitua nga një kompani me dokumente të falsifikuara dhe prokuroria ka nisur hetimet, nuk ka asnjë të akuzuar dhe asnjë të arrestuar për skandalin.

ARRSH i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj këtij institucioni nga ana e kompanisë Gjoka duke thënë se “nuk e ka shkelur ligjin”.

Pak ditë më parë, Sonila Qato konfirmoi vërtetësinë e një dokumenti të rrjedhur në media në të cilën Gjoka Konstruksion akuzohej për falsifikim dokumentesh./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Kronikë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

10 Tetor, 2025 11:53 am
Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025
Bota

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025

10 Tetor, 2025 11:47 am
Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
Aktualitet

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

10 Tetor, 2025 11:44 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

10 Tetor, 2025 11:21 am
Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur
Kryesore

Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur

10 Tetor, 2025 11:03 am
Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

10 Tetor, 2025 10:50 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

10 Tetor, 2025 9:26 am
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Aktualitet

Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar

10 Tetor, 2025 9:23 am
I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari
Kronikë

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari

10 Tetor, 2025 9:20 am
Para
Katy Perry flet për raportin që ka me djalin e të fejuarit të saj

Katy Perry flet për raportin që ka me djalin e të fejuarit të saj

15 vite më pas, çfarë do të ishin duke bërë sot personazhet e “Friends”

15 vite më pas, çfarë do të ishin duke bërë sot personazhet e "Friends"

“Marrëdhënia jonë është perfekte”, Ronaldo drejt martesës?

"Marrëdhënia jonë është perfekte", Ronaldo drejt martesës?
















TE FUNDIT

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
10 Tetor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër jep masën e sigurisë "arrest me burg" për Gjovalin Shkambin, i cili deklaroi...

Lexo më shumë

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025
10 Tetor, 2025

María Corina Machado, politikania dhe aktivistja nga Venezuela, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqe 2025, për përpjekjet e...

Lexo më shumë

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
10 Tetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj i është përgjigjur interesit të medieve në lidhje me pezullimin nga Gjykata Kushtetuese të dekretit për zgjedhjet e Tiranës më 9...

Lexo më shumë

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
10 Tetor, 2025

Për të dytën herë është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme, për dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com