Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shpallur fitues i Çmimit ‘Pak Kyongni 2019’ në Korenë e Jugut.
“Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”, -është shprehur Kim Uchang kryetari i komisionit përzgjedhës për dhënien e këtij çmimi.
Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të realizohet në ‘Qendrën Kulturore Toji’ në Korenë e Jugut më 26 tetor.
Çmimi pritet të shoqërohet me një shpërblim monetar prej 84 mijë dollarë. Fituesi i këtij çmimi përzgjidhet mes 350 autorëve nga e gjithë bota në bazë të disa kritereve të caktuara.
Komisioni përzgjedhës kishte përpiluar listën e 5 autorëve më të mirë që gjatë muajit Korrik, prej nga fitoi autori i njohur shqiptar.
Çmimi ‘Pak Kyongni’ u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni. Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë./Opinion.al/