Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në Prokurori, pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike e cila është shprehur se ai ka qenë i dënuar në Itali.
Dorëzimi i shenjave të gishtërinjve është konfirmuar edhe nga vet Babani, i cili ka thënë se; “Kam zbatuar detyrimin ligjor”.
Bëhet me dije se kryebashkiaku i depozitoi shenjat në Institutin e Policisë Shkencore./ Opinion.al E.Xh.