Prej disa muajsh vendi është përfshirë nga kriza politike e cila ka kulmuar me djegien e mandateve të deputetit nga ana e opozitës si dhe me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit vetëm me mazhorancën.
Marrë shkas nga kriza që ka kapur vendin, më 25 shtator do të mbahet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Mësohet se prezenca e OSBE në Tiranë do të organizojë tryezën ku janë të ftuar parti parlamentare dhe jashtëparlamentare.
Po ashtu, bëhet me dije se dhe Partia Demkratike është ftuar për të qenë pjesë e kësaj tryeze, si dhe partive të tjera të cilat nuk ndodhe në Kuvend.
Por, deri më tani ende nuk ka një konfirmim nga ana e PD dhe aleatëve të saj, ku të bëhet e ditur nëse do jenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore ose jo./ Opinion.al E.Xh.