Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmëron Meta: Më 22 nëntor do shpall nismën e re…

2019/09/17 at 10:19 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmëron Meta: Më 22 nëntor do shpall nismën e re…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ka folur në lidhje me krizën politike në vend, është shprehur se më 22 nëntor ai do të shpallë një nismë të re për mbrojtjen e Kushtetutës.


Meta është shprehur gjatë një interviste televizive se kjo nismë do të jetë e mirëorganizuar, e cila nuk do të lejojë më dhunimin e Kushtetutës.

“Më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”, – ka thënë Meta.

Gazetarja: Çfarë vendimesh pret të marrë Presidenti në rast se në 11 tetor Venecia ju gjenë në shkelje Kushtetuese, në 13 tetor nuk zhvillohen zgjedhje në bazë të dekretit që ju keni nxjerrë dhe në 18 tetor nuk marrim çeljen e negociatave?

Presidenti Meta: Për Presidentin tani ka dy data: është data 18 tetor për arsye, sepse kjo datë është tepër e rëndësishme. Në çdo rast do merret një vendim dhe apelimi im ka qenë, dhe është, që në çdo rast të ketë një “PO”. Në rast se do të jetë një po dhe pa kushte, kjo do të jetë një festë e madhe, por për gjithë rrjedhën e këtyre ngjarjeve të deritanishme, është e qartë që kjo po duket shumë ëndërrimtare sot.

Dhe në rast se do të jetë një “po” me kushte, lutja ime për Bashkimin Europian është që të ketë kushte sa më të qarta dhe sa më specifike që përfshijnë të gjithë aktorët në këtë vend.

Duke filluar dhe nga Presidenti i Republikës, nga Parlamenti, nga qeveria, nga opozita, duke ju referua standardeve të Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të realizojë sa më shpejt, në mënyrë që çdo institucion të vihet para përgjegjësisë në raport me këtë objektiv kombëtar të të gjithë qytetarëve shqiptar, të cilët janë penalizuar padrejtësisht nga ky konflikt, nga ky antagonizëm i paprinciptë politikë.

Gazetarja: Nëse do ketë një “PO” ose një “PO” me kushte specifike siç thoni ju, në fakt a jeni optimist për këtë “PO”?

Presidenti Meta: Ne këtë “PO”-në e kemi pasur edhe vitet e kaluara, nuk është se na ka munguar optimizmi, por realisht nuk kemi patur një datë dhe situata është e vështirë që të themi që është përmirësuar, qoftë edhe në raport më zgjedhjet dhe jo vetëm kaq.

Edhe në raport me funksionimin e shtetit të së drejtës në vend, të respektimit të Kushtetutës dhe të kontrollit dhe të balancave të pushteteve, që është tronditur seriozisht.

Ne shohim një shtet të propagandës apo një shtet të mazhorancës përballë shtetit të së drejtës, pra jemi gjithmonë në një betejë të shteteve paralele. Unë kam qenë, jam dhe do të jem një gjithmonë një President i shtetit të së drejtës./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Aktualitet

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

2 Tetor, 2025 4:51 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

2 Tetor, 2025 4:10 pm
Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
Sport

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

2 Tetor, 2025 3:27 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Para
Kush tjetër do “rrëzohet”, gazetari: Për rastin Kajmaku ka një dyshim…

Kush tjetër do “rrëzohet”, gazetari: Për rastin Kajmaku ka një dyshim...

I kërkoi favore seksuale studentes, policia shoqëron pedagogun e Elbasanit

I kërkoi favore seksuale studentes, policia shoqëron pedagogun e Elbasanit

Rasti Kajmaku/ Shehaj: Prokuroria e kapur! Peza: Gabim njerëzor

Rasti Kajmaku/ Shehaj: Prokuroria e kapur! Peza: Gabim njerëzor
















TE FUNDIT

Vritet me thikë një person në Tiranë

Vritet me thikë një person në Tiranë
2 Tetor, 2025

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë në Tiranë. Sipas informacioneve, një persona është qëlluar...

Lexo më shumë

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
2 Tetor, 2025

Ashtu siç pritej, FIFA nuk e përjashtoi futbollin izraelit nga garat ndërkombëtare. Këshilli i organit më të lartë të futbollit botëror, u mblodh këtë...

Lexo më shumë

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
2 Tetor, 2025

Video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka marrë edhe vëmendjen e medias britanike The Telegraph....

Lexo më shumë

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
2 Tetor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s. Sipas mediave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com