Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Erdhi për të dhënë një mesazh”, Tusk: Duhet të hapen negociatat

2019/09/17 at 4:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Erdhi për të dhënë një mesazh”, Tusk: Duhet të hapen negociatat

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Pas takimit Rama dhe Tusk kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Tusk është një nga personat i cili po punon për afrimin e Shqipërisë më Bashkimin Europian.

Gjithashtu, kryeministri falenderoi zotin Tusk për gjithçka ka bërë për integrimin e Shqipërisë si dhe i akordoi “Yllin e madh të Mirënjohjes”

Ai theksoi se Tusk ka ardhur në Tiranë për të dhënë një mesazh të qartë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Përtej të zakonshmes, jam shumë mirënjohës për vizitën e Presidentit Tusk, i cili rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga ana tjetër, më vjen mirë që sot pata ta falënderoj Tusk për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të veçantë për ne, duke i akorduar yllin e madh të mirënjohjes dhe duke ndarë disa momente të rëndësishme jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët mes dy vendeve. Më vjen mirë ta nënvizoj edhe qartësinë në të cilën presidenti Tusk është shprehur gjithnjë në këtë proces dhe pa diskutim të çmoj para të gjithëve përpjekjet konstante si një avokat i procesit të zgjerimit dhe të afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Sot më e rëndësishme për qytetarët tanë është të dëgjojnë çfarë ka për të thënë Presidenti Tusk, i cili është këtu për të folur për ta dhe për të dhënë një mesazh për ta”, tha Rama.

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh në konferencën për mediat se BE duhet t’i çel negociatat për Shqipërinë. Ai theksoi se Europa nuk mund  të ketë stabilitet pa integrimin e plotë të Bashkimit Evropian.

Tusk  theksoi se Shqipëria meriton të trajtohet si i barabartë me të gjithë vendet e tjera, përfshirë edhe ato Ballkanit Perëndimor.  Presidenti i KiE,tha gjithashtu  se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të marrin një përgjigje pozitive  për negociatat me BE në muajin tetor.

“Gjithnjë kthehem në Shqipëri me kënaqësi. Ju falënderoj për  mirënjohjen  që më bëtë duke me ndarë mirënjohje publike. Jam shumë krenar që e marrë këtë medalje, por medalja ime më e madhe do të ishte hapja e negociatave. Sot një vit më pas në saj të përpjekjeve tuaja jemi afruar me BE. Askush nuk duhet të këtë dyshimin më të vogël as këtu dhe as në BE. Unë kam qenë gjithmonë i mendimi, që BE duhet të çel negociata si me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimet e Komisionit. Vendi juaj duhet të trajtohet me respekt sipas meritave siç janë trajtuar vendet e tjera, por edhe ato të Ballkanit. Nuk do të këtë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Këtu flitet për sigurinë tonë të përbashkët dhe askush këtu nuk po i bën askujt ndonjë nder”-tha ai./ Opinion.al E.Xh. 

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Real Madrid bën ofertën e “çmendur” për Kylian Mbappe

Real Madrid bën ofertën e “çmendur” për Kylian Mbappe

Aktorja e famshme martohet në fshehtësi të plotë

Aktorja e famshme martohet në fshehtësi të plotë

Raporti i OSBE/ODIHR, ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës

Raporti i OSBE/ODIHR, ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com