Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: S’ka negociata të fshehta me Ramën, Meta është i pathyeshëm

2019/09/17 at 2:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy ditë para zgjedhjeve, LSI: Jo konfliktit dhe përçarjes

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mohoi të ketë negociata të fshehta për zgjidhjen e krizës politike.

Kryemadhi gjatë një interviste në A2 CNN, nguli këmbë se opozita është e bashkuar, teksa shtoi se ata nuk e kanë problem dialogun.

“Unë gjithmonë e kam thënë që politika duhet të përballet me sfidat e saj. Basha ka shumë të drejtë sepse në çfarë zgjedhjeje do të hysh me një kryeministër që akuzohet për bashkëpunim me krimin për vjedhjen dhe blerjen e votës? Qoftë SHBA dhe BE nuk negociojnë me kriminelët, vetëm negociata të fshehta bëjnë. Politika shqiptare ka negociuar fshehtas këto 30 vjet dhe prandaj nuk e kemi kaluar tranzicionin. Portalet pranë Ramës trumpetojnë se do të ketë negociata të fshehta, por absolutisht nuk ka. Jemi në unison. Ne nuk kemi problem dialogun, e ka problem Edi Rama. Por, dialogu duhet të jetë institucional, ne nuk bëjmë dialog sa herë ka Rama problem. Një nga kushtet për hapjen e negociatave është dialogu. Dialog për gjithçka. Unë them që femrat janë më sfiduese se meshkujt. Pranojnë të përballen”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi se kjo është beteja e fundit për Shqipërinë, por sidoqoftë Kryemadhi u shpreh pesimiste për fitimin e kësaj beteje:

“Negociatat janë një sfidë për klasën politike dhe popullin shqiptar. BE është shumë e qartë në procesin e hapjes së negociatave. Ka datë dhe ka përgjigje PO ose JO. Para një viti hapëm shampanjën, ndërsa sot presim 18 Tetorin. BE nuk bën politika dhe propagandë. Po i ushqejmë shqiptarët me lugën bosh. Reforma në Drejtësi do të thotë, sipas Komisionit të Venecias, që vendi të mos qëndrojë asnjë ditë pa Gjykatë Kushtetuese, por ne po hyjmë në vitin e tretë pa të; do të thotë që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të largohen nga sistemi, por jo të largohen ata që janë kundër qeverisë dhe të qëndrojnë ata prokurorë të korruptuar që kanë mbushur xhepat me dosjet e hallexhinjve, të paguajnë dosjet e qeveritarëve që të kontrollojnë vetting-un. Raporti i OSBE/ODIHR tregon që negociatat nuk hapen. Dhe vetëm një rrugë ka për të dalë nga e keqja: zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Kryemadhi.

Në lidhje me konfliktin qeveri-President, Kryemadhi tha:

“Meta, po u vendos në luftë parimore, është i pathyeshëm. Sfida e tij që në fillim ka qenë integrimi. Meta po ndjek rrugën e tij institucionale, ndërsa ne si opozitë kemi menduar rrugën tonë, pasi nuk na u la rrugëzgjidhje tjetër, pasi mbyllja e syve nga disa ndërkombëtarë burokratë dhe mediave, bëri që të pozicionoheshim në llogoren e luftës përballë oligarkisë që drejtohet nga Edi Rama”./Opinion.al

Etiketa: I PATHYESHEMkryemadhimet

Ju sugjerojmë

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

7 Korrik, 2025 4:29 pm
Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
Aktualitet

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

7 Korrik, 2025 4:14 pm
Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro
Sport

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

7 Korrik, 2025 3:56 pm
“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave
Aktualitet

“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave

7 Korrik, 2025 3:51 pm
Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture
Sport

Duka uron klubet shqiptare: Bëni maksimumin për të kaluar sa më shumë ture

7 Korrik, 2025 3:32 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
Bota

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

7 Korrik, 2025 3:01 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë
Kronikë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë

7 Korrik, 2025 2:20 pm
Para
Shtyhet seanca plenare

Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës

A do bllokojë Greqia, integrimin? Cakaj: Shqipëria i ka plotësuar kushtet

A do bllokojë Greqia, integrimin? Cakaj: Shqipëria i ka plotësuar kushtet

“Kush denoncon pedagogët e korruptuar, fiton bursë dhe s’paguan tarifë”

“Kush denoncon pedagogët e korruptuar, fiton bursë dhe s’paguan tarifë”

TE FUNDIT

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
7 Korrik, 2025

Banorët e më shumë se gjysmës së bashkive në vend, do të përfitojnë nga strehimi social për rikonstruksionin e banesës...

Lexo më shumë

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
7 Korrik, 2025

Një trup i dekompozuar është zbuluar ditën e sotme në fshatin Shtikë të Kolonjës. Sipas uniformave blu bëhet e ditur...

Lexo më shumë

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!
7 Korrik, 2025

Në qendër një kryeqytet europian, pak metra më tutje i pistë si një kazan… me pluhur e një zhul të...

Lexo më shumë

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro
7 Korrik, 2025

Pas 6 sezonesh si kuqezi, Teo Hernandez largohet përfundimisht nga Milani. Transferimi i tij te Al Hilal, dihej prej kohësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com