Një kronikë e dy ditëve më parë të Zërit të Amerikës tregonte se si zona në Shqipëri zona të tëra, jo vetëm malore, por edhe afër qyteteve, po vijojnë të braktisen nga popullsia, ndonëse kanë pasuri dhe investime të mëdha të vetë individëve.
Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me këtë fenomen. Në një postim në Facebook ai deklaron se tkurrja e popullsisë ka sjellë uljen e numrit të nxënësve çdo vit. Kjo është shoqëruar sipas tij me një “erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi”.
Presidenti ka bërë thirrje që “të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë” duke dënuar gjithashtu përplasjen e forcave politike duke e quajtur të “paprinciptë”.
“Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!” shkruan Meta në fund të postimit të tij. /Opinion.al