Dashi
Saturni këtë javë do të lëvizë në sektorin tuaj të karrierës duke nisur nga e mërkura, çka do të thotë shtim të ambicieve dhe përgjegjësive për ju. Vëmendja juaj ndaj detajeve të enjten do të përmirësojë me sukses shanset tuaja për punë, kështu që mos u shpërqendroni. Kjo fundjavë pritet të jetë me fantazi dhe plot aventura për ju.
Demi
Udhëtimet do të ndikojnë në frymëzimin tuaj kur Saturni të lëvizë direkt në shenjën tuaj të mërkurën. Hartoni një plan për të patur më shumë vetëbesim gjatë të enjtes. Së bashku me partnerin ju pret një fundjavë sensuale dhe plot energji duke u argëtuar më shumë seç e kishit menduar.
Binjakët
Gjatë të mërkurës do të ndiheni mjaft mirë në raport më çështjet sentimentale duke bërë të mundur që partneri të shohë anën tuaj më të thellë. Marrëdhëniet e sigurta do të jetë prioriteti juaj të enjten kështu që përpiquni të jeni të qartë për nevojat që keni. Gjatë fundjavës përpiquni të jeni sa më romantik me partnerin tuaj.
Gaforrja
Përpiquni që të lini pas konfliktet që keni patur deri tani me partnerin tuaj. Për diçka të tillë do të ndihmojë Saturni, i cili kalon në sektorin tuaj të romancës gjatë të mërkurës. Është koha për një bisedë gjatë të enjtes, kështu që jepini zë pritshmërive tuaja. Organizohuni këtë fundjavë në mënyrë që të jeni në mendje me miqtë tuaj për t’ argëtuar.
Luani
Kujdesuni më shumë për shëndetin dhe mirëqënien tuaj duke nisur nga e mërkura. Investohuni në rritjen tuaj personale gjatë të enjtes pasi do të merrni gjithnjë diçka në shpërblim. Vetëbesimi juaj është i parezistueshëm dhe sensual dhe diçka të tillë do e reflektoni gjatë fundjavës.
Virgjëresha
Lëvizja e Saturnit të mërkurën do ju ndihmojë të mos jeni shumë të fokusuar tek perfeksionimi dhe krahasimi. Të enjten besojini intuitës tuaj lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ju dhe vetëbesimin tuaj. Një fundjavë e qetë me njerëzit tuaj më të afërt apo një udhëtim romantik do të jetë ajo për të cilën keni nevojë.
Peshorja
Saturni është drejtuar këtë të mërkurën për në pjesën e jetës tuaj në shtëpi duke ju frymëzuar t’a dekoroni dhe t’a ndryshoni. Të enjten do të gjeni mënyra për të qenë më i qetë dhe në paqe. Përdoreni këtë fundjavë për mirëqënien tuaj fizike.
Akrepi
Planeti i Saturnit po lëviz në zonën tuaj të komunikimit gjatë të mërkurës duke vendosur kufij. Të enjten do të fokusoheni tek miqtë tuaj duke i ndihmuar, ose edhe ata mund t’iu ndihmojnë ju. Kaloni një fundjavë të qetë dhe përpiquni të trajtoni veten sa më mirë që të keni mundësi.
Shigjetari
Saturni lëviz në sektorin tuaj të të ardhurave duke u siguruar se po harxhoni para aty ku duhet dhe keni dëshirë. Do të jeni duke mbledhur forca të enjten për të qenë mbështetje për kolegët. Një fundjavë e bukur po vjen kështu që tregohuni të butë me njerëzit të dashuroni dhe besoni.
Bricjapi
Kur Saturni të lëvizë në shenjën tuaj të mërkurën do t’i tregoni botës se sa shumë jeni përmirësuar. Zgjuarsia juaj do të jetë e dukshme të enjten, duke kontribuar më ide të reja. Biseda shpirtërore këtë fundjavë do ju ndihmojnë të mendoni me qartësi për atë çfarë keni nevojë.
Ujori
Lëvizja e Saturnit të mërkurën do bëjë që të ndiheni më shumë aktiv, për sërish do të keni nevojë për vetminë tuaj. Gjatë të enjtes përpiquni të mos kontrolloni gjithçka. Në fundjavë qëndroni me miqtë tuaj duke kaluar disa çaste relaksi me ta.
Peshqit
Saturni ju frymëzon të qëndroni më shumë kohë me miqtë tuaj duke lëvizur menjëherë në sektorin e miqësive. Të enjten mund të hasni disa tensione me partnerin, por gjithçka do të rregullohet. Do të jeni shumë të zellshëm këtë fundjavë duke punuar me projektet që keni./Opinion.al/