Ditën e sotme në Shqipëri ka nisur viti i ri shkollor 2019-2020. Këtë vit shkollor në bankat e shkollës do të ulen mbi 400 mijë nxënës, ndërsa 24 mijë prej tyre e kanë ditën e parë të tyre që nisi rrugëtimin e dijes.
Rreth 272 mijë nxënës janë në sistemin 9-vjeçar dhe rreth 90 mijë nxënës në gjimnaz. Ndërkohë, policia rrugore ka hartuar një plan masash me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit pranë shkollave.
Po ashtu, autoritetet kanë paralajmëruar prindërit që shoqërojnë fëmijët në shkolla me mjetet e tyre që të zbatojnë rregullat e qarkullimit./ Opinion.al E.Xh.