Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga e Arbrit/ Kompania falsifikoi dokumentet dhe mori 70 mld lekë për…

2019/09/15 at 7:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rruga e Arbrit/ Kompania falsifikoi dokumentet dhe mori 70 mld lekë për…

Një tjetër skandal është zbuluar në një kompani e cila ka fituar tendera për ndërtimin e disa rrugëve në Shqipëri.

Bëhet fjalë për “Gjoka Konstruksion”, e cila gjatë verifikimeve të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rezultuar se kjo kompani ka parregullsi në përmbushjen e detyrimeve të saj për tenderat e fituar.

Sipas “News24” një ndër rrugët ku  “Gjoka Konstruksion”, u përpoq të fitonte tenderin tashmë të anuluar, ishte dhe rruga Kardhiq-Delvine loti 7.

ARRSH shprehet se kjo kompani për të dëshmuar plotësimin e një kriteri për kualifikim, atë të eksperiencës për punë të ngjashme, ka paraqitur dokumentacion që përmban informacion të rremë, lidhur me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Për këtë arsye, në datën 12 shtator, ARRSH i ka kërkuar agjencisë së prokurimit publik nisjen e një procedure hetimi administrativ për kompaninë e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”.

Konkretisht sipas raportit të ARRSH mbi verifikimin e punimeve në nënkontratën me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Rrugës së Arbrit” faza e parë, segmenti numër 3 Zall Bastar -dalje Ura e Vashës”, punimet e marra përsipër nga operatori “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës.

Po ashtu, ka deklarime për punë të përfunduar, por gjatë verifikimeve ato kanë rezultuar të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma.

Ka zëra punimesh që janë paraqitur si të përfunduara por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma. Inspektimi i kryer është realizuar pas një periudhe gati tre mujore nga data e kolaudimit, çka do të thotë se kompania është paguar nga thesari i shtetit për këto punime.

Por grupi i punës i ngritur nga ARRSH doli në përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka përfunduar dhe nuk plotëson parametrat dhe standardet e kërkuara.
Punimet e pakryera konsistojnë kryesisht në ndërtim drenazhi, torkretim me llaç, çimento, vendosje rrjete teli në skarpata zgarë hekuri, sistemi në ndriçim për njoftim evakuimi, sistemi i njoftimit të emergjencave në tunele, sistemi i detektimit të alarmit të zjarrit dhe ai i tokëzimit.

“Gjoka konstruksion” ka marrë me koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro. Kompania duhet të siguroje paratë, të ndërtojë rrugën dhe më pas shteti e paguan, por në pamundësi për të gjetur pagesat ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë gati 70 miliardë leke nga thesari i shtetit për punë të pa përfunduara./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
Politikë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

21 Tetor, 2025 4:33 pm
Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve
Bota

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve

21 Tetor, 2025 4:32 pm
Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
Kronikë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

21 Tetor, 2025 3:34 pm
Para
Anti-informaliteti, Basha: Paratë do i përfitojnë Rama e mafia kroate

“Shëndetësi falas”, Basha: Rama gënjeu, është artist i vjedhjes

Pas “Dorian”, ishujt Bahamas do të goditen nga një tjetër uragan

Pas "Dorian", ishujt Bahamas do të goditen nga një tjetër uragan

Pasqyra politike javore 9-15 shtator, çfarë ndodhi dhe pritet të ndodhë

Pasqyra politike javore 9-15 shtator, çfarë ndodhi dhe pritet të ndodhë

TE FUNDIT

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
21 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e...

Lexo më shumë

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
21 Tetor, 2025

Izraeli thotë se Carney i Kanadasë 'duhet të rishqyrtojë' mbështetjen për arrestimin e Netanyahut Qeveria izraelite ka reaguar ndaj komenteve...

Lexo më shumë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
21 Tetor, 2025

Në takimin e tij në Londër, Edi Rama u ndal edhe te Presidenti rus, Vladimir Putin. I pyetur nëse është...

Lexo më shumë

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
21 Tetor, 2025

Kreu i qeverisë Edi Rama, është këtë pasdite në Londër i ftuar në Future Resilience Forum 2025, forumi ndërkombëtar i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com