Një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit pranë fshatit Griq.
Makina tip “Toyota Yaris” po drejtohej nga babi i vajzës dhe në një moment ata janë përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja mësohet se fillimisht vajza kishte humbur të dyja këmbët dhe më pas ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.
Viktima ishte 13 vjeç ndërsa babai si saj 44 vjeç ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Mësohet se ambulanca kishte mbërritur pas 40 minutash në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet. /Opinion.al