Kompania mediatike “Politico” njoftoi të enjten se qeveria amerikane beson se Izraeli, ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të rëndësishme në Uashington DC.
Pasi lajmi u shpërnda me shpejtësi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar duke mohuar kategorikisht akuzën në fjalë duke thënë se e gjitha kjo s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.
Po ashtu Zëdhënësi i ambasadës izraelite në Uashington Elad Strohmayer, mohoi njoftimin dhe tha për se “Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në Shtetet e Bashkuara”.
Megjithatë SHBA-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër aleatit të ngushtë, Izraelit lidhur me dyshimet për vendosjen e pajisjeve përgjuese. Sipas shkrimit të “Politico-s” Uashingtoni nuk u ka vënë rëndësi veprimet e pretenduara të Izraelit, për shkak të marrëdhënies shumë të ngushtë të zotit Trump me zotin Netanyahu./Opinion.al