Vite më parë aktorja e njohur Demi Moore dhe aktori Ashton Kutcher kanë qenë të martuar së bashku. Gjatë një interviste për mediat e huaja Demi Moore u shpreh rreth fillimeve të marrëdhënies përpara se ata të lidheshin në martesë, ku tregoi se kishte mbetur shtatzënë.
Por fatkeqësisht ajo do të humbiste fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërkohë që priste një vajzë, emrin e së cilës e kishin zgjedhur dhe do të ishte Chaplin Ray. Moore ka fajësuar veten për humbjen e fëmijës pasi në atë periudhë kishte nisur të pinte sërish.
Pasi ajo dhe Kutcher u martuan në vitin 2005 provuan disa herë me metodat e fertilizimit, por nuk ja dolën pasi Moore vijonte me problemet e alkoolit. Më pas ajo mësoi se bashkëshorti i saj e tradhtonte dhe kështu që çifti u nda në vitin 2011. Aktualisht Kutcher është i martuar me aktoren Mila Kunis dhe kanë dy fëmijë./Opinion.al/