Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta u shpreh ne Komisionin Hetimor Parlamentare se më 8 qershor ai ka marrë informacion se Kuvendi i Shqipërisë rrezikohej të digjej.
Pas kësaj deklarate, strukturat parlamentare janë vënë në lëvizje. Deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkojnë tashmë sqarime nga SHISH.
Me kërkesën e deputetëve, kreu i SHISH, Helidon Bendo do të duhet të raportojë në këtë komision mbi vërtetësinë e deklaratës së Metës. Bendo do të sqaroj jo vetëm vërtetësinë e këtij informacioni, por nëse ai ka ndjekur procedurën e zakonshme për të vënë në dijeni dhe institucionet e tjera për rrezikun e djegies së Kuvendit.
Kërkesa për të thirr kreun e SHISH në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë është firmosur nga 9 deputetë./ Opinion.al E.Xh.