Sahar Khodayari u arrestua në Teheran pasi kishte shkuar të shihte një ndeshje futbolli. Ajo ishte një tifoze e zjarrtë e Esteghlal, ekipit më të rëndësishëm në Iran. Por për fatin e keq të saj Irani, është një vend aziatik ku gratë nuk mund të jenë të pranishme në stadium.
Sidoqoftë guximi ishte më i madh se frika ndaj 30-vjeçarja, vendosi një paruke dhe veshi ngjyrat e ekipit të saj, hyri në stadium dhe mbështeti ekipin e zemrës. Por personali i sigurisë i stadiumit e zbuloi nga sinjalizimet e tifozëve që ishin ulur pranë saj.
Kështu që Sahar u arrestua, më 13 mars, vetëm pesë ditë pas ditës ndërkombëtare të gruas, dhe mbeti 3 ditë në qeli. Më pas u lirua në pritje të dënimit. Por incidenti, në një vend si Irani i kushtoi shumë ndaj vendosi të sakrifikohej duke u lyer me benzinë, dhe duke u vetëdjegur në 90% të trupit. Akti fatal e çoi në vdekje një javë më vonë.
Pas vdekjes së saj qytetarët kanë organizuar tubime dhe protesta. Reagime ka pasur edhe nga lojtarët më të famshëm të Iranit, duke nisur nga Ali Karimi, kapiteni legjendar me 127 ndeshje në Kombëtare, që ka ftuar 4.5 milionë followers në Twitter të bojkotojnë stadiumet iraniane.
Vetë FIFA mund të marrë një vendim drastik kundër federatës iraniane, duke e dëbuar kombëtaren e saj nga Botërori i vitit 2022. Mbase sakrificat dhe guximi i Sahar, do të vlejnë për diçka./Opinion.al