Pavarësisht dëshirës për t’u larguar nga PSG, Neymar qëndroi në Paris. Por, mësohet se drejtuesit kanë marrë një tjetër vendim për brazilianin.
Sipas “TuttoSport” drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka vendosur që ta largojë brazilianin gjatë merkatos dimërore.
“Ne jemi të hapur për të folur për lojtarët, por nuk u arrit marrëveshja,” tha drejtori gjatë verës, duke shpjeguar se arsyeja pse Neymar nuk u largua ishte për shkak të mungesës së një oferte të pranueshme. Nëse dikush dëshiron ta blejë atë, atëherë mund të paraqesin një ofertë dhe ne do të shohim nëse i kënaq të gjitha palët”,-ka thënë ai.
Kujtojmë se dy nga skuadrat të cilat u futën në “luftë” për shërbimet e Neymar ishin Barcelona dhe Real Madrid, por asnjëra prej tyre nuk mundi të bind drejtuesit e PSG-së./ Opinion.al E.Xh.