Gjatë takimit të përjavshëm mbi platformën për bashkëqeverisjen në kryeministri, një nga qytetarët e ftuar përdori një histori në formë metafore për të treguar pengesat që kishte hasur në administratë për zgjidhjen e problemit të tij.
Ai ju drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se një trung sado i fortë të jetë, “nëse buburrecat nuk do të zhduken në një formë apo në një tjetër, do të mbetet përsëri i gërryer. Kështu që uroj që këto lloj buburrecat ose shushunjash të jenë sa më të pakta, edhe të mund të shtypen”, tha ai.
Kryeministri nuk e la pa ju përgjigjur metaforës duke e kthyer atë në kontekstin politik.
“Të jesh i sigurt që unë s’kam pasur nevojë të ulem në një stol për të parë se çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë se rri në këmbë dhe i shoh buburrecat ulur që gërryejnë por megjithatë kjo kërkon durim të madh kërkon vullnet kohë dhe sigurisht sisteme. Dhe platforma është një nga ato sisteme që i mpin buburrecat dhe disa prej tyre edhe i shtyp. Unë e di që ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës kushedi ç’keni hequr me ta. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar atë porosinë e Nënë Terezës, në vend se të mallkojmë errësirën të ndezim një qiri çdo ditë derisa të bëhet dritë”, tha Rama. /Opinion.al