Futbollisti Andi Lila ka denoncuar heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët e kombëtares që ishin pjesë e ekipit që luajti në Kampionatin Europian të vitit 2016.
Pasaportat iu dhanë futbollistëve me motivacionin për arritje historike dhe promovimi që I bënë vendit. Megjithatë ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, ka marrë vendimin për heqjen e tyre.
“Sot, ministri i ri që vjen, pas tre vitesh, na hoqi pasaportat diplomatike. Kjo është një dekorim-zhdekorim. Kryeministri Rama na dekoroi, vjen një djalë i ri nga Kosova dhe na zhdekoron, e s’na thotë asgjë”, u shpreh Lila.
Disa muaj më parë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj bllokoi 350 pasaporta diplomatike dhe tha se ato do të jenë të pavlefshme deri në hartimin e një ligji të ri
Numri dy i LSI, Petrit Vasili e konsideroi turp dhe marrëzi heqjen e pasaportave diplomatike. /Opinion.al