Ella Pamfilova, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi është sulmuar nga person i armatosur i cili ishte futur në banesën e saj dhe e ka dhunuar.
Lajmi është konfirmuar dhe nga ministria e Brendshme e Rusisë, e cila ka deklaruar se autori ende nuk është kapur dhe se hetimet po vjojnë.
“Personi i maskuar ka depërtuar përmes një dritareje dhe ka hyrë në terracën e shtëpisë. Ai vazhdimisht e ka goditur pronaren [Pamfilova] dhe pastaj ka ikur”, thuhet në njoftim.
Deri më tani ende nuk është zbuluar motivi i sulmit, por pista kryesore është për shkak të detyrës. Pamfilova u pa më vonë në një konferencë në Moskë dhe tha se “është në rregull” dhe se “do të mbijetojë”.
Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, shkroi në një postim në Tëitter se lajmi “është i rremë”.
Rusët në shumë rajone, përfshirë kryeqytetin, Moskën, votojnë në zgjedhjet lokale më 8 shtator. Me javë të tëra, aktivistët e opozitës kanë protestuar në Moskë, të zemëruar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar shumë kandidatë të pavarur të garojnë./ Opinion.al E.Xh.