Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur në ngjarjen që tronditi sot Prishtinën duke e çuar në dy numrin e viktimave.
“Ka vdekur edhe personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë nuk ka arritur të mbijetojë”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Në përplasjen me armë sot në rrugën “Muharrem Fejza” janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve tashmë kanë ndërruar jetë në spital. Ndërkohë dy personat e tjerë të vazhdojnë të trajtohen në QKUK.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes nga policia por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të një konflikti për prona. /Opinion.al