Policia e Tiranës ka dhënë zyrtarisht informacion në lidhje ma aksionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, ku në pranga kanë përfunduar 15 persona.
Sipas policisë në operacionin e koduar “Informaliteti” në pranga kanë përfunduar 15 administrator të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.
“Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi”, thekson policia.
Nga analizimi i librave të blerjes rezulton se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka bërë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.
Në kuadër të këtij procedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.
Emrat e të arrestuarve i gjeni KËTU/ Opinion.al