Posta Shqiptare ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të Vorës Agim Kjamakut se posta ka ngatërruar adresën e subjektit.
Në reagimin e Postës Shqiptare përgënjeshtrohet pretendimi i Prokurorisë dhe thotë se materiali ka shkuar në adresën përkatëse.
“Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”-tha sot Prokuroria.
Posta ka sqaruar se pas kontrolleve, rezulton se adresa ka qenë e saktë dhe se të gjitha materialet e Prokurorisë së Përgjithshme kanë një kod i cili mund të verifikohet.
“Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).” Sipas Postës, të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.”
Reagimi i postës:
Duke marrë shkas nga publikimet në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :
Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).
Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash. Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.
Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë./ Opinion.al E.Xh.