Kim Kardashian e ka nxjerrë vetë lajmin e pritjes së një fëmije të katërt nga një nënë mbartëse teksa ishte e dehur.
E pyetur nga Scott Disick, ylli 38-vjeçar i “Keeping Up with the Kardashians” tha se as nuk e mban mend se kujt i ka thënë për lajmin, por dyshohet të ketë folur me shumë persona në festën e organizuar prej saj për Krishtlindje.
“Si është e mundur që të gjithë e mësuan për shtatzëninë?”, dëgjohet ta pyesë Scott Disick në promon e episiodit të radhës,
“Unë i thashë dikujt në prag të Krishtlindjes dhe nuk mbaj mend kujt i thashë sepse isha e dehur”, i përgjigjet Kim.
“Është faji im, kjo është arsyeja përse unë nuk pi”, vijoi Kim, duke nënkuptuar se kur është e dehur nuk kontrollon dot veten.
Ajo u shpreh se kishte shumë ankth kur mësoi se do të bëhej nënë e katër fëmijëve duke qenë se tre të parët ishin ende poshtë moshës 5-vjeçare./Opinion.al