Princesha e vogël Charlotte, vajza e Princ William dhe Dukeshës kate Middleton pritet që këtë javë të nisë të hyjë në shkollë për herë të parë në “St Thomas’s Battersea”.
Mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë sesi pritet të prezantohet e vogla në shkollë dhe më kryesorja sesi do të thërrasin shokët e shoqet.
Emri i plotë i saj është Charlotte Elizabeth Diana dhe titulli është Princesha Charlotte. Por e vogla ashtu si vëllai, babai dhe xhaxhai i saj në shkollë nuk do të përdorë titullin.
Ajo do të quhet Charlotte Cambridge lidhur me titullin e Dukës dhe Dukeshës së Cambridge. Gjithashtu edhe vëllai i saj George quhet në njëjtën mënyrë, ndërsa Princ Harry dhe William në shkollë ishin Harry dhe William Wales.
Ndërkohë pritet që vëllai i saj më i madh George të kujdeset për të duke qenë se janë në të njëtën shkollë. Për princin e vogël thuhet se është një vëlla i madh shumë i dashur dhe protektiv./Opinion.al/