Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rebelohen” 21 deputetë, Johnson kërkon zgjedhje të parakohshme

2019/09/04 at 8:07 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rebelohen” 21 deputetë, Johnson kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi Parlamenti votoi kundër tij në propozimin e tij të parë ligjor si kryeministër.

Deputetët votuan 328 me 301 për të marrë në dorë agjendën e Brexit duke shmangur kështu një dalje pa marrëveshje nga BE. Megjithatë shumica në këtë votim nuk mund të krijohej nëse 21 deputetë nga Partia Konservatore nuk do të votonin kundër qeverisë së tyre.

“Nuk duhet të ketë dyshime për pasojat e këtij votimi”, tha Johnson mbrëmjen e së martës. “Kjo do të thotë se parlamenti është në prag të prishjes së një marrëveshjeje që ne mund të arrijmë në Bruksel sepse ky ligj ka për ti dhënë kontrollin e negociatave BE-së dhe kjo do të thotë më shumë vonesa dhe më shumë çoroditje…Unë nuk kërkoj zgjedhje por nëse deputetët votojnë ndalimin e negociatave për një shtyrje tjetër të pakuptimtë të afatit të Brexit atëherë kjo ka vetëm një mënyrë për tu zgjidhur”, shtoi ai.

Kryeministri do të kërkojë të mërkurën nga parlamenti për të aprovuar zgjedhjet e parakohshme në 15 tetor në mënyrë që votuesit ti japin zgjidhje çështjes së marrëdhënieve mes BE dhe Britanisë. Megjithatë për të marrë këtë aprovim, Johnson-it i duhen dy të tretat e votave që domethënë edhe votat e partisë Laburiste. Kreu i saj, Jeremy Corbyn tha se nëqoftëse nuk kalon ligji që ndalon një Brexit pa marrëveshje atëherë partia e tij nuk do të aprovojë zgjedhjet.

Downing Street tha se 21 deputetët konservatorë që u ‘rebeluan’ në votimin e së martës do të përjashtohen nga partia, dhe do të thotë se ata nuk mund kandidojnë më si konservatorë në zgjedhje.

Rebelët përfshijnë disa konservatorë të moshuar, përfshirë ish-kancelarin Ken Clarke – një deputet veteran me gati pesë dekada – i cili tha se ai nuk e njeh më partinë e tij.

Gjithashtu ndër rebelët e tjerë të jetuar janë edhe Philip Hammond i cili – deri më 24 korrik – shërbeu si kancelar, ish sekretari i drejtësisë David Gauke, nipi i Winston Churchill Sir Nicholas Soames dhe Rory Stewart, i cili së fundmi qëndroi kundër Boris Johnson për të qenë drejtuesi i partisë. /Opinion,al

Ju sugjerojmë

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
Bota

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 Qershor, 2025 5:27 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

24 Qershor, 2025 5:24 pm
Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Para
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Referendumi online aprovon koalicionin e 5 Yjeve me PD, gati qeveria e re

Referendumi online aprovon koalicionin e 5 Yjeve me PD, gati qeveria e re

Beyer: BE të emërojë një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Beyer: BE të emërojë një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

TE FUNDIT

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
24 Qershor, 2025

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin,...

Lexo më shumë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
24 Qershor, 2025

Pas sulmeve ndaj Iranit dhe pasi pretendon se arriti armëpushimin mes Teheranit dhe Tel Avivit, presidenti i Shteteve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
24 Qershor, 2025

Safet Bajri ka kërkuar në Gjykatën e Lartë revokimin e masës së sigurisë ndaj tij për vrasjen e Fatbardh Licit....

Lexo më shumë

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
24 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, pasi akuzohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com