Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla komenton deklaratat e Bushatit, zbulon zgjidhjen për rastin Pjetri

2019/09/02 at 9:08 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla komenton deklaratat e Bushatit, zbulon zgjidhjen për rastin Pjetri

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar sot se për rastin e Valdrin Pjetrit, Partia do të propozojë zgjidhje që do të prekin të gjitha partitë.

Në një intervistë televizive pak minuta përpara nisjes së seancën parlamentare, Balla komentoi në lidhje me deklaratat e fundit të Ditmir Bushatit i cili kërkoi reformim të partive për të evituar hyrjen e personave me të shkuar kriminale në to. Balla theksoi se nga takimi në PS, përveç se është diskutuar ky rast është vendosur edhe për një zgjidhje e cila i prek të gjitha partitë por nuk tha më tej masat konkrete. Ai nënvizoi gjithat se Valdrin Pjetri do të mbajë përgjegjësi personale për kundravajtjet e tij duke përjashtuar çdo kosto që mund të marrë PS në këtë rast.

“E para, në PS është diskutuar për këtë çështje dhe ajo që ne do të bëjmë në vijim është zgjidhja jo vetëm për ne, por për çdo forcë politike. Duhet të kuptojmë se marrëdhënia me ligjin është një marrëdhënie individuale dhe përgjegjësitë nuk mund t’i marrë forca politike, që nga verifikimet paraprake na verifikonte që Pjetri nuk ka pasur probleme. Ne jemi vënë në dijeni të një certifikate, ajo që lëshon Ministria e Drejtësisë, që ka të bëjë me mos të qenit i dënuar. Nëse nuk e deklaron, ligji e ka të qartë edhe dënimin”, tha Balla.

Më vonë gjatë seancës parlamentare, në fjalën e tij Balla ju kthye edhe njëherë rastit të Valdrin Pjetrit në Shkodër duke deklaruar se propozimi që do të vinte nga kryeministri Rama kishte të bënte me masa të forta shtrënguese në lidhje me pastërtinë e figurës së kandidatit.

“Rasti i Shkodrës na bën të jemi të vetëdijshëm se kuadri ligjor nuk është ende i plotë. Në këtë këndvështrim, kryeministri Rama ka njoftuar dhe do të depozitojë në komisionin e Reformës Zgjedhore amendamente me shtrëngimet e domosdoshme lidhur me figurën e çdo personi”, tha Balla.

Propozimi i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për reformimin e sistemit të partive politike mesa duket nuk është marrë tërësisht në konsideratë pasi ajo që do të propozohet nga kreu i PS janë masa shtrënguese të cilat ende nuk janë bërë të ditura. Por ky propozim nuk prek sistemin partiak por atë të përfaqësuesve politik.

Gjatë një replike në seancën e sotme deputetja Hajdari ju drejtua deputetit Balla duke thënë se problemi nuk është tek ligji por te vendimmarrja brenda partisë për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar Bashkie.

“Jeni ju që i sillni këta kandidatë në parlament” tha Hajdari duke theksuar edhe njëherë se kompetencat e kryetarit të një partie në sistemin aktual zgjedhor janë shkaqet e kësaj situate. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Sa kushton të blesh “vdekjen” për së gjalli në Shqipëri

Sa kushton të blesh “vdekjen” për së gjalli në Shqipëri

Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Tabaku: Rritja e taksave ka shtuar të ardhurat e Bashkisë, pse nuk ka ujë?

Palmer: Serbia të njoh kosovën

Përfaqësues i SHBA për Ballkanin, Palmer tregon qëllimin kryesor

TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com