Aleksandër Zhapaj, person i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në përplasjen e ndodhur pak ditë më parë në Fier, është nisur drejtë Tiranës për mjekim të specializuar.
Zhapaj u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të spitalit të Fierit nga D. Braçe me të cilin ishte konfliktuar më herët në Levan.
Mësohet se Braçe i mori armën policit dhe qëlloi në drejtim të Aleksandër Zhapajt.
Po kështu po vijnë në Tiranë për mjekim të specializuar edhe Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj të cilët ndodheshin në reanimacion e spitalit Fier. Aktualisht ne spitalin e Fierit ndodhen Aldi dhe Gentian Zhapaj.
Ngjarja
Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapaj dhe Braçe.
Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapanj.
Ndërsa dy prej personave të tjerë u plagosën me sende të forta dhe dy me mjete prerëse.
Dy vëllezërit Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapaj, djemtë e Aleksandirit, janë plagosur me sende të forta.
Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj./ Opinion.al E.Xh.