Bayern Munchen nuk është përmbajtur në ndeshjen e luajtur ditën e sotme ndaj skuadrës së Mainzit. Bayern mposhti Mainzin me rezultatin 6-1, duke treguar edhe njëherë forcën që ka ky klub.
Por, ndeshja nuk nisi mirë për Bayern Munchen, pasi në minutën e gjashtë, Boetius shënoi në portën e Neuer, por barazoi rezultatin mbrojtësi francez Pavard, i cili shënoi golin e parë zyrtar me fanellën bavareze. Në minutën e fundit të pjesës së parë David Alaba shënoi edhe golin e dytë me një goditje dënimi të ekzekutuar mjaftë mirë.
Pas këtyre golave, duke se mbrojtja dhe porta e Mainzit u shpartallua, pasi shënuan Perisic, Coeman, Lewandoëski dhe Davies. Për Ivan Perisic ky ishte goli i parë që pas largimit nga skuadra e Interit./ Opinion.al E.Xh.