Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta e Dytë Botërore: Polonia do t’u japë gjermanëve „faturën“

2019/08/31 at 1:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta e Dytë Botërore: Polonia do t’u japë gjermanëve „faturën“

Reparacionet e luftës janë „një çështje e përgjegjësisë dhe moralit”, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda për gazetën „Bild” të shtunën (31.08). „Lufta, për të cilën flasim sot ka shkaktuar në Poloni dëme të jashtëzakonshme”. Parlamenti polak do të paraqesë për këtë „një faturë”. „Gati 6 milionë qytetarë polakë janë vrarë, qytetet tona u rrënuan, kryeqyteti ynë u shkatërrua tërësisht”, është shprehur kreu i shtetit polak për gazetën gjermane. „Shumica ishin civilë të pafajshëm, të vrarë në bastisje, aksione të ndryshme, në geto dhe kampe përqëndrimi. Ne nuk e harrojmë këtë: Gati gjysma e viktimave polake, tre milionë vetë ishin hebrenj, të shuar brutalisht nga ideja e çmendur racore e Hitlerit.”

“Do ta gjejmë një zgjidhje”

Nga ekspertizat e kryera me porosinë e ish-presidentit, Lech Kaczynski, sipas Dudas, duket qartë, se këto dëme nuk janë dëmshpërblyer kurrë. Një komision i parlamentit në Varshavë do të paraqesë shpejt një faturë në raportin përfundimtar. „Jam i sigurtë, ne do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Duda për „Bild”. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit polak kujtoi marrëdhënien e mirë mes Gjermanisë dhe Polonisë, që „është shembull për popujt e kësaj bote.” Sipas presidentit polak, „Gjermania dhe Polonia janë pajtuar, në të gjitha drejtimet.”

Steinmeier në Vielun

Të  dielën, më 1 shtator në ceremoninë përkujtimore të sulmit të aviacionti ushtarak gjerman kundër qytetit të vogël polak, Vielun, merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Sulmi i Gjermanisë naziste kundër Polonisë më 1 shtator 1939 shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës deri në vitin 1945 humbën jetën 80 milionë vetë. Gjermania e konsideron të mbyllur çështjen e reparacioneve dhe i referohet me këtë „Marrëveshjes Dy-plus-Katër”, për pasojat në politikën eë jashtme të bashkimit gjerman në vitin 1990. Në marrëveshjen mes Republikës Federale Gjermane, RDGJ-së, dhe katër ish-fuqive pushtuese, SHBA, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe nuk përmenden shprehimisht reparacionet e luftës. /Burimi: DW

Ju sugjerojmë

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

2 Nëntor, 2025 10:41 am
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

2 Nëntor, 2025 8:50 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Para
Mjekja shqiptare kundër promovimit nga Ministria: Të dyfytyrë dhe të cekët

Mjekja shqiptare kundër promovimit nga Ministria: Të dyfytyrë dhe të cekët

Tre vite pas miratimit të reformës në drejtësi, Braçe kritikon sistemin

Tre vite pas miratimit të reformës në drejtësi, Braçe kritikon sistemin

Zbardhet kalendari, Kuvendi shqyrton dekretet e Metës brenda 2 seancave

Zbardhet kalendari, Kuvendi shqyrton dekretet e Metës brenda 2 seancave

TE FUNDIT

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
2 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka nderuar paraardhësin e tij Fatos Nano, në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për...

Lexo më shumë

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
2 Nëntor, 2025

Bashkëshortja e Nanos, Xhoana ka falënderuar Nanon për gjithë vitet e jetës që kanë kaluar së bashku. “Të gjitha këto...

Lexo më shumë

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
2 Nëntor, 2025

Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS dhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Të pranishëm...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
2 Nëntor, 2025

Forcat ukrainase goditën një tubacion të rëndësishëm karburanti në rajonin e Moskës që furnizon ushtrinë ruse. Lajmin e dha inteligjenca...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com