Pak orë pas arrestimi të Erind Bicerrit në Tiranë i cili kërkohej në shtetin fqinj pasi ishte dënuar për përudhim dhe rrëmbim, një tjetër person i dënuar nga Gjykata e Milanos është arrestuar në Shkodër.
Në kuadër të ndalimit të personave në kërkim ndërkombëtar, policia ka arrestuar një 37-vjeçar me iniciale A.D.
“Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë. Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykata e kishte dënuar 37-vjeçarin me 6 vite burg. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë. /Opinion.al