Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“SHBA nuk do të tërheq trupat nga Afganistani”

2019/08/29 at 5:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“SHBA nuk do të tërheq trupat nga Afganistani”

Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Joseph Dunford tha se është shumë herët për të folur për të ardhmen e forcave anti-terroriste të Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Gjenerali Dunford u tha gazetarëve në Pentagon të mërkurën se ushtria amerikane nuk ka plane për të tërhequr trupat nga vendi. Shtetet e Bashkuara kanë negociuar me kryengritësit talibanë që nga viti i kaluar me qëllimin për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke njofton se në raundin e fundit të bisedimeve që po zhvillohet aktualisht në Doha të Katarit, duket se është bërë përparim.

Një zëdhënës i delegacionit të Talibanëve në Doha tha se palët janë afër një marrëveshje që parashikon tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në këmbim të një angazhimi të Talibanëve për të mos e kthyer Afganistanin në një strehë të sigurt për terroristët. Zyrtarët e Talibanëve u cituan të thonin se sipas marrëveshjes, trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Afganistani brenda dy viteve.

Në Uashington, gjenerali Joseph Dunford, tha se është herët të flitet për tërheqje.

“Mjedisi operacional do të ndryshonte qartë pas bisedimeve, por unë mendoj se duhet të bëjmë vlerësimin e gjendjes. Unë pastaj do t’i dërgoja një rekomandim sekretarit (të mbrojtjes, Mark Esper), dhe do të flisnim me presidentin”.

Ndërkohë, zyrtarët në Afganistan thanë të mërkurën se militantët talibanë kishin vrarë të paktën 14 anëtarë të milicisë pro-qeveritare në një sulm terrorist në provincën perëndimore të Heratit, një nga sulmet e shumta që kanë ndodhur gjatë bisedimeve të paqes.

“Në mjedisin aktual sot dhe nivelin e dhunës të lidhur me kryengritjen mendoj se ne dhe afganët pajtohemi se njëfarë mbështetje është e nevojshme. Kjo është arsyeja pse ne kemi forca në terren brenda Afganistanit sot”, tha gjenerali.

Talibanët sunduan Afganistanin nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndërhyri në vend për t’i dhënë fund regjimit brutal. Afganët kanë frikë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara do ta zhyste vendin në një konflikt tjetër të përgjakshëm. Gratë kanë frikë se atyre do t’u ndalohej përsëri arsimimi, punësimi dhe liria e lëvizjes.

“Tani për tani, talebanët janë kundër grave dhe arritjeve të tyre. Nëse ata pranojnë gratë dhe arritjet e tyre në një marrëveshje paqeje, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë. Por nuk do të jetë mirë nëse arrihet paqja pa u dhënë grave të drejtat e tyre”,thotë studentja Somaya Mustafa.

Negociatorët talibanë kanë hedhur poshtë bisedimet me qeverinë afgane, duke e quajtur atë një kukull të Shteteve të Bashkuara. Por zyrtarët e amerikanë thonë se bisedimet mes afganëve janë parakusht për çdo paqe të qëndrueshme në vend. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani thotë se ai do të jetë një negociator i fortë.

“Talibanët janë një pjesë e këtij vendi, por ata nuk mund të përcaktojnë fatin e vendit. Zgjedhjet janë e drejta legjitime e popullit afgan, dhe ata duhet të zgjedhin qeverinë e tyre të ligjshme”.

Negociatorët amerikanë shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Talibanët para zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit që do të mbahen më 28 shtator./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Dy ditë pa energji elektrike, këto janë zonat që preken në Tiranë

Tiranë/ Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për dy ditë

Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen një tjetër drejtor në Shkodër

Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen një tjetër drejtor në Shkodër

Foto/ Gjendet në Etiopi kafka e paraardhësit më të vjetër të njerëzimit

Foto/ Gjendet në Etiopi kafka e paraardhësit më të vjetër të njerëzimit

TE FUNDIT

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com