Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkoi pezullimin e parlamentit, Johnson akuzohet për “pabesi kushtetuese”

2019/08/28 at 9:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kërkoi pezullimin e parlamentit, Johnson akuzohet për “pabesi kushtetuese”

Kryeministri britanik Boris Johnson u akuzua të mërkurën për “pabesi kushtetuese” duke kërkuar nga Mbretëresha Elizabetë të pezullojë Parlamentin për një muaj, gjë që komplikon përpjekjet e partive opozitare dhe ligjvënësit konservatorë rebelë për të penguar planet e tij të shkëputjes nga Bashkimi Evropian.


Mbretëresha e miratoi kërkesën pas bisedës që pati me një delegacion ministrash.

Kjo lëvizje e papritur u shton një episod tjetër pripecive në sagën e quajtur Brexit, me rrezikun për të dëmtuar rendin kushtetues të vendit. Ajo shkaktoi zemërimin e udhëheqësve të partive pro-BE-së dhe atyre opozitare. Ata akuzuan zotin Johnsonpër organizimin e një “grushti kundër Parlamentit” duke kërkuar të kufizojë kompetencat e tij të mbikëqyrjes dhe debatit.

Pezullimi i Parlamentit, i njohur si “prorogation”, është normalisht një formalitet kushtetues, në të cilin trupi legjislativ pezullohet për disa ditë, përgjithësisht çdo vjeshtë, përpara se qeveria të nisë axhendën e re parlamentare me një fjalim të mbajtur nga Mbretëresha.

Ky lloj pezullimi është kompetencë e sovranes, por ndërmerret me këshillën e qeverisë.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow, ndërmori një sulm të furishëm ndaj Kryeministrit Johnson, duke përdorur fjalë që nuk ishin dëgjuar prej shekujsh nga një kryetar.

“Mbyllja e Parlamentit do të ishte një fyerje ndaj procesit demokratik dhe të drejtave të parlamentarëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit,” tha ai.

Ai shtoi: “Me çfarëdo ngjyrash që të paraqitet, është fare e qartë se qëllimi i pezullimit të tanishëm është të mos lejohet Parlamenti të debatojë për Brexit-in dhe të kryejë detyrën e tij në përcaktimin e një kursi për vendin”.

Pezullimi i Parlamentit bëri gjithashtu që drejtuesit e partive opozitare, duke përfshirë ministren e parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, që zoti Johnson të bjerë dakord për zgjedhje të parakohshme në vend që të përpiqet ta realizojë Brexitin me marifete politike. Zonja Sturgeon e krahasoi pezullimin me një akt “diktatorial” dhe tha se “është e arsyeshme që ky akt të përshkruhet si grusht shteti” i degësekzekutive.

“A ta mban të bësh zgjedhje të parakohshme?” – e sfidoi ajo kryeministrin.

Reagimi i furishëm i deputetëve pro-BE-së shënoi një ditë tjetër dramatike për vendin e zhytur në dilemën Brexit, një vend i njohur për qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e politikës së tij, por që tani shihet si i mbërthyer nga kaosi politik.

Dita filloi me delegacionin e ministrave që shkonin të takonin mbretëreshën, duke i prishur asaj pushimet në rezidencën e saj skoceze, Balmoral, për ta “këshilluar” që të pezullonte parlamentin për një muaj, dhe që seanca e re parlamentare të fillonte më 14 tetor, dy javë përpara afatit për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Pezullimi i jep më pak kohë parlamentit të polarizuar që të bllokojë Britaninë të shkëputet pa marrëveshje me Brukselin, diçka që zoti Johnson është zotuar ta bëjë nëse nuk mund të sigurojë miratimin nga ligjvënësit të një marrëveshjeje të re. Kjo u lë pak kohë ligjvënësve të debatojnë mbi ndonjë marrëveshje të re për t’u negociuar me krerët e BE-së para afatit të daljes në 31 tetor.

Theresa May, paraardhësja e Kryeministrit Johnson, arriti një marrëveshje shkëputjeje me Brukselin një vit më parë, por Parlamenti nuk pranoi ta miratojë atë.Kundër marrëveshjes kishte si ligjvënës pro shkëputjes ashtu edhe nga ata që e kundërshtonin atë.

Sipas Dominic Grieve, një nga deputetët kryesorë konservatorë të rebeluar dhe ish-prokuror i përgjithshëm, pezullimi nënkupton që ligjvënësit do të kenë praktikisht vetëm shtatë ditë kohë për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje.

Ai paralajmëroi se ky hap mund t’i kthehet si goditje vetë kryeministrit dhe të veprojë si faktor unifikues që do të krijonte një shumicë, e cila javën e ardhshme mund të sigurojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, ta rrëzojë atë dhe të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, ose të miratojë legjislacionin që kërkon të parandalojë një Brexit pa marrëveshje.

Zoti Johnson drejton një qeveri konservatore të pakicës, e cila varet nga një vend i vetëm në parlament që i takon një partie të Irlandës Veriore. Ndërkaq, në parlamentka një shumicë deputetësh që janë kundër të ashtuquajturit Brexit pa marrëveshje.

Pezullimi i parlamentit, i arritur me sukses nga Kryeministri Johnson përmes miratimit të Mbretëreshës, është diçka jashtëzakonisht e pazakontë në Britani. Vetëm katër herë në histori – në vitet 1628, 1831, 1948 dhe 1997, ka patur pezullime të parlamentit për ta penguar atë të debatojë. Në këto raste, propozimi ka ardhur ose nga monarku, ose qeveria.

Pezullimi i vitit 1628 nga Çarlsi i Parë u bë fitili që ndezi Luftën Civile në Angli.

Ndërsa ligjvënësit nga të gjitha partitë reaguan me zemërim ndaj pezullimit, kreu i Partisë kryesore të opozitës, Jeremy Corbyn, i shtoi një episod të ri dramës duke i shkruar mbretëreshës, me paralajmërimin se miratimi i pezullimit është “kundër dëshirave të shumicës në Dhomën e Komuneve.” Zoti Corbyn u akuzua se po e tërhiqte mbretëreshën në mosmarrëveshjet për çështjen Brexit.

Zoti Corbyn kërkoi të takonte mbretëreshën përpara se ajo të binte dakord me kërkesën e Kryeministrit Johnson, por letra e tij mbërriti tepër vonë.

Mbështetësit e Kryeministrit argumentojnë se nëse ai vërtet do të donte të mbyllte Parlamentin, ai do të kërkonte një pezullim më të gjatë deri ditën pas përfundimit të afatit. Ata thanë se Parlamenti ka pasur mjaft kohë për të debatuar mbi çështjenBrexit.



Ju sugjerojmë

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025 8:16 am
Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Para
Foto/ Të gjithë sytë tek tatuazhi i ri i Brad Pitt

Foto/ Të gjithë sytë tek tatuazhi i ri i Brad Pitt

Foto/ Palltot që do të jenë në ‘trend’ këtë vjeshtë

Foto/ Palltot që do të jenë në ‘trend’ këtë vjeshtë

Shmangen zgjedhjet e parakohshme në Itali, Conte sërish kryeministër

Shmangen zgjedhjet e parakohshme në Itali, Conte sërish kryeministër
















TE FUNDIT

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
18 Shtator, 2025

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
18 Shtator, 2025

Dashi Partneri do iu mbështesë në gjithçka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla të vyera. Marrëdhënia me të do jetë edhe më...

Lexo më shumë

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
17 Shtator, 2025

Pak kohë pas largimit së Elisa Spiropalit nga detyra e kryetares së Kuvendit, në media po qarkullon një listë e...

Lexo më shumë

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
17 Shtator, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin. Presidenti turk u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com