Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja sanksionon rrjete të lidhura me Iranin

2019/08/28 at 7:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja sanksionon rrjete të lidhura me Iranin

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione në dy rrjete që kanë thënë se janë të lidhura me “aktivitete të fshehta të prokurimit”, përmes së cilave përfitojnë organizatat ushtarake të Iranit dhe mbështesin “programet raketore” të Teheranit, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit.


Një nga rrjetet ka shfrytëzuar një kompani me bazë në Hong Kong për “t’iu ikur sanksioneve ndërkombëtare dhe ka ndërmjetësuar në aktivitete në vlerë të miliona dollarëve” të cilat kanë shënjestruar teknologjinë amerikane për persona të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike”, ka thënë Departamenti amerikan përmes një deklarate.

Në deklaratë është thënë se ky rrjet ka blerë sasi të mëdha të aluminit në emër të subjekteve iraniane “të kontrolluara” nga ministria iraniane e Mbrojtjes.

“Teksa regjimi iranian synon që përmes skemave komplekse të fshehë përpjekjet për fuqizim të programit të armëve për shkatërrim masiv, Qeveria amerikane do të vazhdojë të pengojë ato secilën herë”, ka thënë nën-Sekretarja e Thesarit amerikan për terrorizëm dhe inteligjencë financiare, Sigal Mandelker.

Mandelker u ka bërë thirrje qeverive në gjithë botën “që të analizojnë se deri ku mund të shkojë Irani për të fshehur qasjen e tij dhe të sigurojnë se kompanitë dhe institucionet financiare nuk janë duke të përfshira në aktivitetet e Iranit”.

Këto sanksione vijnë në kuadër të fushatës amerikane për “presion maksimal” ndaj Iranit, përmes së cilës SHBA-ja synon të bindë Teheranin që të ulet në tavolinën e negociatave sa i përket programit raketor.

Uashingtoni është tërhequr vitin e kaluar nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, si dhe ka rikthyer të gjitha sanksionet në ekonominë iraniane.

Pesë shtete tjera nënshkruese të këtij dokumenti kanë treguar vullnet për ruajtje të marrëveshjes, përmes së cilës Teherani pajtohet për të kufizuar aktivitetet bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Megjithatë Irani ka nisur të fundmi që të mos zbatojë plotësisht këtë marrëveshje.

Teksa ka bërë publik lajmin për largim të SHBA-së, presidenti amerikan, Donald Trump pati thënë se kjo marrëveshje nuk ka qenë mjaftueshëm e ashpër për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Teherani në anën tjetër deklaron se programi bërthamor ka vetëm qëllime të mbrojtjes./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!
Aktualitet

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

23 Qershor, 2025 8:55 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

23 Qershor, 2025 8:49 am
Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Aktualitet

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

23 Qershor, 2025 8:42 am
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
Bota

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

23 Qershor, 2025 8:41 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

23 Qershor, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:15 am
Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Para
Basha: Prioritet ndryshimi i kësaj qeverie me standarde e votë të lirë

"Omerta", Basha: Rama respeton kodin mafioz, hesht për akuzat...

Belen Rodriguez në pritje të një vajze?

Belen Rodriguez në pritje të një vajze?

Horoskopi, 16 nëntor 2018, zbuloni shenjën me fat për sot

Ky është çifti më i jetëgjatë sipas shenjave të horoskopit
















TE FUNDIT

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!
23 Qershor, 2025

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të...

Lexo më shumë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
23 Qershor, 2025

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohetdhe shpallet në kërkim autori. Ngjarja sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
23 Qershor, 2025

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t'u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve...

Lexo më shumë

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
23 Qershor, 2025

Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com